Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për të dyshuarin në rastin e vrasjes së zyrtarit policor, Lirim Haxholli.
Gjykata në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për zyrtarin policor Fatlum Mehmeti, i dyshuar për veprën penale të vrasjes.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirrlinda Gashi.
Kurse për pesë zyrtarët e tjerë policorë, Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak
“Për të dyshuarin është marrë vendimi për një muaj paraburgim, kurse për pesë të tjerët vendimi është për arrest shtëpiak”, tha Gashi.