Personi me inicialet K.K., 33-vjeçar në orët e para të mëngjesit është gjetur i vdekur në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.
Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se viktima është vrarë me armë zjarri.
Sipas mediave vendase, trupin e viktimës e ka gjetur fillimisht një banor i zonës.
K.K. rezultonte të ishte i dënuar për trafik droge në Itali dhe se dy vitet e fundit ishte kthyer në Shqipëri dhe nuk kishte pasur konflikte. Kësisoj hetuesit mendojnë se shkak për ekzekutimin e tij mund të kenë qenë histori të së shkuarës së 33 vjeçarit. Kapllani ishte i martuar dhe kishte një fëmijë.
“Më datë 15.09.2020, rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi K.K., 33 vjeç.
Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia