13 shtetas turq të marrë peng janë vrarë në veri të Irakut.
Sipas medias së huaj, 11 prej 13 personat që u vranë në Gara janë identifikuar, ndërsa dy janë ende në proces e sipër.
Kryeprokuroria Publike e Ankarasë nisi një hetim kundër atyre që bënë postime provokuese në lidhje me 13 vrasjen e shtetasve turq nga PKK-ja.
Trupat e 13 shtetasve tashmë janë sjell për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore Malatya. Kujtojmë se Turqia prej vitesh është duke luftuar kundër rebelëve kurdë, të cilët po kërkojnë të krijojnë shtetin e tyre.
Presidenti turk, akuzoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e militantëve kurdë, të cilët Ankaraja i akuzoi për ekzekutimin e 13 turqve të rrëmbyer në veri të Irakut.
Sipas Recep Tayyip Erdogan, deklarata amerikane e dënimit me atë rast dukej si një “shaka”, raporton reuters.
Ankaraja tha të dielën se militantët, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) e ndaluar në Turqi, kishin ekzekutuar 13 turq, trupat e të cilëve u gjetën në Irak gjatë një operacioni të armatosur kundër anëtarëve të grupit.
Uashingtoni ka thënë se dënon vrasjet nëse konfirmohen raportet se PKK-ja është përgjegjëse.
Erdogan u tha mbështetësve të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit se një deklaratë e tillë amerikane tregoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin PKK-në dhe forcat Kurde Siriane të Njësisë së Mbrojtjes së Popullit (YPG), të cilën Ankaraja e konsideron një degë të PKK-së.