Shqiptari Elton Sefa, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 47-vjeçarit, John Woodward.
Sefa mund të kërkojë ndryshim të dënimit vetëm pas 22 vitesh, raporton BBC.
24 vjeçari goditi përgjegjësin, John Woodward, me një shufër metali mbi tre metra të gjatë, ngjarje kjo e ndodhur më 17 Prill 2018.
Trupi i 47-vjeçarit u gjet nga shërbimet e përpunimit të mbetjeve në Hatton Garden, Londrën Qendrore.
Kamerat e sigurisë treguan Elton Sefën duke ecur drejt kolegut të tij të punës dhe duke e goditur atë me shufër hekuri tre herë ndërsa ishte shtrirë në tokë.
Elton Sefa u arrestua si i dyshuar për vrasjen, por u largua për në Shqipëri, ndaj edhe u prangos në Durrës dhe u ekstradua sërish në Angli.
Hetimet kanë konfirmuar se Sefa kishte kërkuar pagën e tij javore dhe kolegu e kishte ndihmuar me kompaninë, më pas për arsye që nuk dihen, e vrau.