Policia në Prizren ka njoftuar se shoferi i një veturë me targa vendore dyshohet se ka vrarë një kafshë (dhi e egër) mbi fshatin Mushnikov.
Me të ndalur këtë veturë policia kishte kërkuar nga vozitësi për ta hapur bagazhin e veturës, por që i njëjti vrullshëm kishte dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
“Gjatë hetimit të rastit, në rrugë operativo-hetimore, ka identifikuar të dyshuarin e këtij rasti Dz A i datëlindjes 1959, dhe nga informatat e mbledhura i dyshuari posedonte armë.
Më datë 03 gusht 2021 te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar cilësinë e provave material: Një pushkë përsëritëse nr serik M 99428, një pushkë gjuetie nr serik 145388, 23 fishek te kalibrit te panjohur, një thike me tehe 15 cm cilat i kishte në posedim i dyshuari, pa leje”, thuhet nga policia.