• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Vrasja e Qerim Kelmendit, Familja dhe Prokuroria në pritje të rezultateve të ADN’së

05/03/2020 - 17:35:54
“Vrasja e Qerim Kelmendit mund të jetë kryer nga sigurimet e huaja”

Të shtunën, bëhen një javë nga varrimi i Qerim Kelmendit ish – luftëtarit të UÇK’së që u vra më 27 shkurt  në ora 1:00 pas mesnatës afër, shtëpisë së tij në Zahaq.

Por, për shkak se kufoma ka qenë e karbonizuar as familja e as organet e hetuesisë s’kanë mundur të konfirmojnë se trupi i të vdekurit është i Qerim Kelmendit.

Lexo më shumë

Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video

Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video

June 14, 2025
100
Krahasimi i fuqisë ushtarake Iran-Izrael për luftë

Krahasimi i fuqisë ushtarake Iran-Izrael për luftë

June 14, 2025
139

Vëllai i Qerimit, Osmani, në një prononcim për Express, ka thënë se janë duke i pritur rezultatet e ADN’së. Të njëjtën e ka phuar edhe kryeprokurori Agim Kurmehaj.

Në kompleksin memorial në Gllogjan të Deçanit me nderime shtetërore në mesditën e së shtunës që shkoi është varrosur Qerim Kelmendi.

Ish-luftëtari i  UÇK’së, u gjet i vdekur në makinën e djegur në fshatin e tij në Zahaq të Pejës më 27 shkurt pas orës 1 të mesnatës.

Por, Prokuroria që po kryen hetime rreth rastit, nuk ka arritur ta konfirmojë me saktësi nëse trupi i gjetur në veturën e bërë shkrumb e hi, që u gjet disa metra larg shtëpisë të së ndjerit, ishte i Kelmendit.

Familja e të ndjerit identifikimin e të ndjerit e ka bërë vetëm duke u bazuar në makinën pronar i së cilës ishte Kelmendi, e që çon në konkludimin se Qerim Kelmendi ishte personi i vrarë.

Gazeta Express, pak ditë pas kësaj ngjarje të rëndë, ka kërkuar të dhëna nga Prokuroria e Shtetit se deri ku kanë arritur hetimet për këtë rast dhe nëse është vërtetuar nëse trupi i karbonizuar brenda veturës së gjetur në Zahaq ka qenë i Qerim Kelmendit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, i tha gazetës së dyshimet e para se personi i cili u gjet i vrarë në makinë janë se bëhet fjalë për Qerim Klemendin. Por, sipas tij, Prokuroria po i pret analizat e ADN’së dhe ekspertizat e tjera, për të parë nëse bëhet fjalë për të njëjtin person.

“Ne jemi ende në fazën e hetimeve. Dyshimet e para janë se personi i vrarë në veturën e djegur është Qerim Kelmendi. Ne jemi duke i pritur analizën e ADN’së dhe ekspertizat e tjera për ta vërtetuar nëse bëhet fjalë për të njëjtin person”, ka deklaruar Kurmehaj.

Prokuroria e Pejës i tha po ashtu Expressit se ende janë në fazën fillestare të hetimeve dhe në pritje të ekspertizave të nevojshme.

“Lidhur me ketë rast është i angazhuar prokurori i çështjes se bashku me të gjitha njësitet relevante policore dhe janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe janë në proces ekspertizat përkatëse që të vihet deri tek rezultatet konkrete në zbulimin e kryerësve të mundshëm të kësaj vepre penale”, deklaruan nga Prokuroria e Pejës.

Familjes zyrtarisht nuk i është konfirmuar se i vrari është Qerim Kelmendi

Familja Kelmendi tashmë ka përfunduar të pamën për familjarin e tyre.  Zyrtarisht nga institucionet kompetente, familja, ende nuk ka marrë ndonjë të dhënë se personi i vdekur i cili u gjet në veturë ka qenë Qerimi.

Vëllai i së ndjerit, Osman Kelmendi, ka deklaruar se në bazë të makinës ata e kanë marrë vesh se personi i vdekur në makinë është Qerim Kelmendi.

“Në bazë të tabelave të makinës. Akush tjetër nuk e ka vozitë veturën. Gruaja, por ajo ka qenë në shtëpi. Kjo procedura me ADN’n eshte duke vazhduar akoma. I kanë marrë mostrat e ADN’së të motrës, motra ka qenë binjake, të vajzës. Tash po presim. Shumë shpejt pritet që t’i kemi rezultatet”, thotë ai.

Ai deklaron se një trup të karbonizuar e kanë futur në arkivol, por në të nuk ka pasur as një shenjë se trupi i varrosur ka mundur të jetë i Qerimit.

“Trupi i karbonizum ka qenë, e kemi fut në arkivol. Ai (Qerimi) nuk ka mbajte aksesor. Zyrtarisht ne akoma nuk e kemi një shkresë zyrtare shkencore, e cila e vërteton se i ndjeri është po ai. Tash po presim. Ne kemi durim po presim. Mostrat e ADN ‘së janë dorëzua”, thotë vëllai i të ndjerit.

Megjithëse, ata besojnë se vëllai i tyre është vrarë.

“Ne besojmë që personi i vrarë në veturë ka qenë Qerimi. Spekulime ka gjithandej”, ka thënë ai për Express.

 E në mesnatën e 27 shkurtit në rrugën “Bekim e Blerim Kelmendi”, në Zahaq të Pejës një veturë e djegur.  Vrasësit potencial të kësaj vepre ende nuk janë zbuluar.

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video
Ekonomia

Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video

June 14, 2025
100
Krahasimi i fuqisë ushtarake Iran-Izrael për luftë
Lajme

Krahasimi i fuqisë ushtarake Iran-Izrael për luftë

June 14, 2025
139
Ushtria izraelite mohon raportimet iraniane për kapjen e një piloteje
Bota

Ushtria izraelite mohon raportimet iraniane për kapjen e një piloteje

June 14, 2025
20
Lufta Izrael – Iran, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv, mbyllet edhe ambasada në Tiranë
Bota

Macron: Irani po destabilizon rajonin, Franca do ta mbrojë Izraelin!

June 14, 2025
98
Trump e vlerëson sulmin ndaj Iranit: “S’keni parë gjë akoma e kishin shansin, nuk e shfrytëzuan”
Lajme

Trump e vlerëson sulmin ndaj Iranit: “S’keni parë gjë akoma e kishin shansin, nuk e shfrytëzuan”

June 13, 2025
51
Lufta Izrael – Iran, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv, mbyllet edhe ambasada në Tiranë
Lajme

Lufta Izrael – Iran, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv, mbyllet edhe ambasada në Tiranë

June 13, 2025
84
Next Post
Kush duhet t’i ftojë në takim liderët politikë?

Kush duhet t’i ftojë në takim liderët politikë?

Më të fundit

  • Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video
  • Krahasimi i fuqisë ushtarake Iran-Izrael për luftë
  • Ushtria izraelite mohon raportimet iraniane për kapjen e një piloteje
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi