Mbrëmjen e kaluar në qytetin e Shkodrës u ekzekutua Bardhok Pllanaj i njohur si “Kumbari i Shkodrës”.
Në drejtim të makinës së tij “Range Rover” janë zbrazur rreth 120 plumba kallashnikovi.
Mësohet se në morgun e Shkodrës, mjekët e ekspertizës kanë gjetur 30 plumba në trupin e tij derisa pjesa tjetër e bëri “shoshë” makinën me të cilën po udhëtonte.
Në ekzekutimin e Kumbarit dyshohet se kanë marrë pjesë tre persona që kanë udhëtuar me një Pasat me targa të Italisë të cilit më pas i kanë vënë flakën.
Brenda veturës është gjetur një Kllashnikov që dyshohet se është përdorur në pritë.
Dy plumba që e lanë të vdekur në vend Pllanajn e kanë prekur në kokë dhe në zemër.