“Mora hakun e vjazës”.
Këto kanë qenë fjalët e para nga 63-vjeçari Islam Meta që vrau 52-vjeçarin Petrit Kuka, me armë zjarri në fshatin Vig të Burrelit.
Autori i dyshuar lajmëroi vetë policinë për vrasjen dhe i tregoi rrethanat e ngjarjes, e më pas kërkoi të vetëdorëzohej.
Sot 11 vite më pas, i ati është hakmarrë për plagosjen e vajzës, duke ekzekutuar me çifte Petrit Kukën.