Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën.
Ai sapo ka votuar në shkollën “Shkëndija” në Hajvali, ka thënë se shpreson që Qeveria e re do të punojë për Kosovën dhe popullin e saj, veçanërisht për të rinjtë, njofton Klan Kosova.
“Përkushtimi im, është, ka qenë dhe mbetet për të rinjtë. Do të doja që zgjedhjet të shkojnë sa më mirë dhe të mos abuzohet me votën e qytetarit”, ka thënë Pacolli.
“Shpresoj se vetëdija është në nivel shumë më të lartë dhe ne këtu do ta kryjmë këtë sfidë me përkushtim, nder dhe sinqeritet”.