“Të drejtën e votës po e shfrytëzojnë edhe të burgosurat e Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan”, njofton SHKK, krahas fotografisë së publikuar.
Ndryshe, qendrat e votimit janë hapur në orën shtatë të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë parregullësi.














