Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot në Sarajevë do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës.
Për ditën e sotme është paralajmëruar takimi i Kryetares së Këshillit të Ministrave, Borjana Krishto dhe Presidentit Leyen.
Ajo tha se Evropa nuk e ka harruar Bosnjën dhe Hercegovinën.
“Ne do të jemi miqtë dhe partnerët tuaj. E patë që Mekanizmi i Mbrojtjes Civile u aktivizua menjëherë dhe ishte prekëse të shihje njerëz, vullnetarë nga vende të ndryshme që ndihmojnë zonat e prekura. Sigurohuni që Evropa është me ju” – tha Leyen.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndodhet në një vizitë katër-ditore në Ballkanin Perëndimor dhe tashmë ka vizituar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Pas vizitës në Bosnje dhe Hercegovinë, ajo do të vizitojë Serbinë, Kosovën dhe Malin e Zi.