Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë.Ajo në orën 14:05 do ta takojë edhe kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, takimi nuk do të zhvillohet në qeveri por në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.ZKM nuk jep detaje se pse ky takim nuk do të zhvillohet në objektin e Qeverisë.