Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, dje ka zhvilluar seancën e parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit, Bernard Challandes te Dardanët.
Lidhur me dy takimet e shtatorit ndaj Moldavisë dhe Greqisë, Vojvoda ka thënë se presin fitore në dy përballjet, pavarësisht forcës së kombëtares greke.
“Atmosfera është e mirë si gjithmonë, ama e vërtetë që na ka munguar shumë Kosova, edhe tani është një situatë e jashtëzakonshme. Këto ditë do të mundohemi që me Kosovën të përgatitemi sa më mirë fizikisht por edhe mentalisht”.
”Presim fitore edhe pse nuk është e lehtë ndaj Moldavisë pasi ndryshon me Kombëtaren e Greqisë, por jemi duke punar për rezultate pozitive”, ka thënë Mërgim Vojvoda për faqen zyrtare te Federatës së Futbollit të Kosovës.