Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi që i njëjti ka vjedhur rreth 50 shtylla metalike në vlerë 750 euro në një vend-punishte.
Gazeta Telegrami Sot mëson përmes burimeve se i dyshuari e ka pranuar se ka vjedhur vetëm 6 shtylla të cilat i ka shitur në një hekurishte.
Siç mëson gazeta, rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.