Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Obiliq dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se në veturën e të arrestuarve janë gjetur disa kartela grafike që kanë vlerën rreth 25 mijë euro, që dyshohet se janë vjedhur.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia