Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka shkruar se zgjedhjet e djeshme ishin shembullore, raporton Express.
Përmes rrjeteve sociale, Çitaku ka thënë se fushata ka shkuar pa asnjë incident serioz, e votimet ishin të qeta.
“Rezultatet dalin brenda pak orësh dhe pranohen pa eufori nga fituesit dhe pa dëshpërim nga humbësit! Zemër e madhe je #Kosovë”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Kosova shembullore!
Fushatë pa asnjë incident serioz. Votim i qetë. Rezultatet dalin brenda pak orësh dhe pranohen pa eufori nga fituesit dhe pa dëshpërim nga humbësit!
Zemër e madhe je #Kosovë ???