Kandidatja për Kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani ka qëndruar sot në Gjilan.
Politikania që synon frerët e shtetit, e që është edhe nuse e Gjilanit, u zotua se nuk do t’i anashkalojë gratë e këtij qyteti e krejt Kosovës, me theks tek punësimet, njofton Klan Kosova.
Sipas saj, kësi gëzimi, do të ketë pas 16 ditëve, kur LDK t’i fitojë zgjedhjet.