Lidhja Demokratike e Kosovës, të mërkurën shënoi 31 vjetorin e themelimit të saj.
Megjithatë përkundër herave të tjera, ish-zyrtarja e LDK-së, në këtë përvjetor nuk u pa të ketë bërë ndonjë dedikim apo homazhe nderimi për veprimtarinë e Ibrahim Rugovës, liderit historik të këtij subjekti, Këshilltari për media në Zyrën e Presidencës, Bekim Kupina, ka thënë se ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, nuk e lidh nderimin ndaj Ibrahim Rugovës me asnjë datë.
”U.d Presidentja, dr.Vjosa Osmani nuk e lidh nderimin ndaj presidentit historik dr.Ibrahim Rugova me asnjë datë”. ”E nderon atë dhe trashëgiminë politike çdo ditë me veprime konkrete”, thuhet në përgjigjen e tij.
Ndryshe, ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, në 31 vjetorin e LDK-së, i ndau “Urdhrin e Pavarësisë” familjes së Ismet Rracit, themeluesit dhe drejtuesit të këtij subjekti në komunën e Klinës.
Ajo tha se Rraci ishte një patriot i devotshëm i vendit, njofton Klan Kosova.