Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në SHBA, është takuar me zyrtarë të lartë të administratës së presidentit amerikan Donald Trump.
Ajo në një postim në llogarinë e saj në Facebook, ka bërë të ditur se dje ka takuar Senatorin Ron Johnson, kryetar i Komisionit për Siguri Kombëtare dhe anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit.
“Dje në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas takimit me Senatorin Ron Johnson, Kryetar i Komisionit për Siguri Kombëtare dhe anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit. ????”, ka shkruar ajo.
Osmani gjatë kësaj vizite ka takuar edhe kongresmenin Dean Phillips, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, si dhe John Erath – drejtor për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.