Nëse votohet Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë më nuk do të mund të thuhet “s’ka virus” publikisht.
Kjo pasi do të jetë e ndaluar të përhapet dezinformata rreth pandemisë nga qytetarët dhe fytyrat publike, njofton Klan Kosova.
Në fjalimin e saj kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha .
“Shpresoj që nëpërmjet këtij ligji të parashohim ndëshkimet, në veçanti për ata persona që pozitën apo ndikimin e tyre në shoqëri e keqpërdorin që të përhapin dezinformata se nuk ka virus. Pra, duhet ndëshkime konkrete për persona të tillë në shoqëri për shkak se dëmi është jashtëzakonisht i madh dhe informatat e tilla nuk duhet të mbeten të pandëshkuara”.