• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Vjosa Osmani e quan mashtrues dhe shërbëtor të bandave mafioze Isa Mustafën

06/10/2020 - 17:23:14
Vjosa Osmani e quan mashtrues dhe shërbëtor të bandave mafioze Isa Mustafën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur me një diskurs tepër të ashpër kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili e ka fajësuar për humbje të zgjedhjeve, shkruan Reporteri.net.

Ajo nuk ka hezituar ta quaj Mustafën si mashtrues dhe shërbëtorin më të denjë të atyre që dikur i ka quajtur banda mafioze.

Lexo më shumë

Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?

Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?

May 13, 2025
0
Kjo veturë e vjedhur mbrëmë në Shtime, 6 orë më vonë u gjet bashkë me hajnin

Kjo veturë e vjedhur mbrëmë në Shtime, 6 orë më vonë u gjet bashkë me hajnin

May 13, 2025
7

“Gjithçka mund të gjesh tek Isa Mustafa si tipar: mashtrimin, devijimin, ndryshimin e qëndrimeve sa hap e mbyllë sytë, tregtinë me parime etj, por nuk mund të gjesh asnjë pikë njerëzillëku”, ka shkruar ajo.

Ajo ka thënë se ia ka sjellë LDK-së, fitoren më të madhe në 15 vitet e fundit.

“Unë, lëre që e pata guximin, por i solla LDK-së rezultatin më të mirë në 15 vitet e fundit. Recidivisti, në peak-un e fushatës zgjedhore, dilte në intervista duke thënë që nuk është penduar që e ka zgjedhur Thaçin President, duke rrënuar çdo kala, të cilën unë me kolegë e ndërtonim në çdo lagje e çdo fshat duke rikthyer besimin për LDK-në të shkelur rrënjësisht nga Mustafa & Co. Por, meqë sipas tyre unë ua paskam humbur zgjedhjet (me dallim 1%), le të urdhërojnë tash e të dalin para qytetarëve pa mua (meqë më përjashtuan) e le të fitojnë! Çka po i ndalë tash?! Le të dalin e le të kërkojnë votë për atë që vërtetë përfaqësojnë: patericë e kapësve të shtetit”, ka shtuar ajo.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani Muaj më parë është shkarkuar nga pozita e nënkryetares së LDK-së, pas mospajtimeve me drejtuesit e partisë të cilat i ka shfaqur edhe publikisht, made duke mos ua votuar edhe Qeverinë.

Ja postimi i plotë i Osmanit:

Gjithçka mund të gjesh tek Isa Mustafa si tipar: mashtrimin, devijimin, ndryshimin e qëndrimeve sa hap e mbyllë sytë, tregtinë me parime etj, por nuk mund të gjesh asnjë pikë njerëzillëku.

I kam besuar, siç i beson dikush prindit të vet, si në vitin 2014, po ashtu më 2019, kur më premtonte çdo ditë se nuk do ta braktisë rrugën që e nisëm bashkë dhe ata të cilët vet Mustafa i cilësonte “banda mafioze”, do t’i largojmë nga udhëheqja e shtetit.

Lëre që e braktisi këtë rrugë, por tani po dëshmohet si shërbëtori më i denjë i po këtyre kastave që vet i cilësonte “banda mafioze”. Madje si recidivist…E tash, edhe duke tentuar të fitojë pikë te këto “banda mafioze”, duke më sulmuar mua.

Unë mund të kem bërë gabime në rrugën time politike, por asnjëherë me qëllimin që ta shkelë interesin qytetarë. Megjithatë, gabimi më i madh në jetën time është që i besova Isa Mustafës. Madje këtë gabim e bëra për herë të dytë, me shpresën se ai nuk do të kthehej përsëri tek idhujt e tij politik në PDK & Co.

Ai, jo vetëm që e keqpërdori këtë besim por tani vazhdon me sulme banale e të pavërteta kundër meje pikërisht për ta arsyetuar koalicionin me PDK-në për të cilin ai po punon ditë e natë.

Humbësi i shumëfishtë i zgjedhjeve tani më paska akuzuar mua për humbje të zgjedhjeve. Por, ai e di shumë mirë se mua më ofruan të kandidojë për Kryeministre për shkak se ai dhe të tjerët (me një përjashtim) NUK GUXUAN të dalin e të përballen në zgjedhje me Kurtin.

Unë, lëre që e pata guximin, por i solla LDK-së rezultatin më të mirë në 15 vitet e fundit. Recidivisti, në peak-un e fushatës zgjedhore, dilte në intervista duke thënë që nuk është penduar që e ka zgjedhur Thaçin President, duke rrënuar çdo kala, të cilën unë me kolegë e ndërtonim në çdo lagje e çdo fshat duke rikthyer besimin për LDK-në të shkelur rrënjësisht nga Mustafa & Co.

Por, meqë sipas tyre unë ua paskam humbur zgjedhjet (me dallim 1%), le të urdhërojnë tash e të dalin para qytetarëve pa mua (meqë më përjashtuan) e le të fitojnë! Çka po i ndalë tash?! Le të dalin e le të kërkojnë votë për atë që vërtetë përfaqësojnë: patericë e kapësve të shtetit!

Për fund, i kërkoj falje nga thellësia e zemrës të gjithë qytetarëve të Kosovës, të cilëve ju kam kërkuar votën me besimin e thellë se LDK-ja e Mustafës nuk do të shndërrohet në mashtruese recidiviste!

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?

May 13, 2025
0
Kjo veturë e vjedhur mbrëmë në Shtime, 6 orë më vonë u gjet bashkë me hajnin
Lajme

Kjo veturë e vjedhur mbrëmë në Shtime, 6 orë më vonë u gjet bashkë me hajnin

May 13, 2025
7
Numërohen mbi 93% e kutive të votimit në Shqipëri, Rama e dërmon Berishën
Lajme

Numërohen mbi 93% e kutive të votimit në Shqipëri, Rama e dërmon Berishën

May 13, 2025
28
A po bëhën plane për ta hapur Urën e Ibrit?
Lajme

A po bëhën plane për ta hapur Urën e Ibrit?

May 13, 2025
6
QUINT dhe BE te Kurti: Formojeni Qeverinë
Lajme

QUINT dhe BE te Kurti: Formojeni Qeverinë

May 13, 2025
3
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot ” Cirku” i pesëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit

May 13, 2025
5
Next Post
Shteti sekuestron dhjetëra telefona në mobi-shopet e Prishtinës

Shteti sekuestron dhjetëra telefona në mobi-shopet e Prishtinës

Më të fundit

  • Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
  • Kjo veturë e vjedhur mbrëmë në Shtime, 6 orë më vonë u gjet bashkë me hajnin
  • Numërohen mbi 93% e kutive të votimit në Shqipëri, Rama e dërmon Berishën
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi