Kryeparlamentarja Vjosa Osmani u ka kërkuar edhe një herë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë.
Osmani tha se ky ligj ka për qëllim të mbrojë shëndetin publik dhe t’i ofrojë mundësi organeve të rendit të zbatojnë vendimet pa e shkelë Kushtetutën, njofton Klan Kosova.
“Gjykata në mënyrë eksplicite ka thënë se është detyrë e Kuvendit qoftë edhe të krijojë ligj të ri për të krijuar hapësirën e domosdoshme politike për të mbrojtur shëndetin”.
Osmani tha se ky ligj parasheh validitet deri kur pandemia të shpallet zyrtarisht nga OBSH-ja si e përfunduar dhe për të shfuqizuar këtë ligj nuk do të kenë nevojë deputetët të shkojë edhe një herë në Kuvend.
Kur të votohet ky ligj sanksioni për persona fizikë dhe ata juridikë do të jetë kushtetues.