Ka filluar votimi për raundin e dytë për President.
Ka përfunduar votimi në raundin e parë për kandidatët për President të vendit, raporton Gazeta Express.
Ndonëse u arrit kuorumi pasi votuan 81 deputetë nga 83 sa ishin në sallë, dështoi raundi i parë i votimit, kjo pasi 12 fletëvotime ishin të pavlefshme.
Për Vjosa Osmani-Sadriun kanë votuar 69 deputetë, ndërsa për kundërkandidatin e saj, Nasuf Bejtën nuk votoi asnjë deputetë.
Ndërsa, tashmë ka filluar votimi për raundin e dytë për president.
Ndër ata që nuk votuan sot në raundin e parë të votimit ishin: Agim Veliu, Avdullah Hoti, Driton Selmanaj.