Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar lidhur me konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit që prej disa ditësh është përshkallëzuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Twitter, nga kjo ministri kanë thënë se si çdo shtet edhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij.
“Si çdo shtet # Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në shkrimin e kësaj ministrie.