Liverpooli javën që shkoi solli në skuadër dy përforcime të mëdha
Thiago Alcantara dhe Diogo Jota u transferuan në Anfield duke e përforcuar skuadrën e Jurgen Kloppit, shkruan Reporteri.net
Pas këtyre dy ardhjeve të bujshme tani klubi anglez do të fillojë të shesë disa lojtarë.
Në mesin e atyre që janë të vendosur në listën e transferimeve është edhe emri i Xherdan Shaqirit.
Anësori nga Zhegra nuk po përfshihet me skuadrën e Liverpoolit si dhe së fundi ka pësuar lëndime të shpeshta.
‘Të Kuqtë’ dëshirojnë ta shesin Shaqirin, pasi për të nuk pritet të ketë shumë minuta pas ardhjeve të reja në klub.