Rastet e dhunë në familje në Kosovë janë të vazhdueshme dhe po bëhen shqetësuese.
Së fundmi një rast i tillë ka ndodhur në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Policia bën të ditur se pas një mosmarrëveshjeje që kishte pasur me bashkëshortin e saj prishtinasja ishte sulmuar fizikisht nga dy prindërit dhe motra e tij.
“Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull të dytë kosovarë, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia