Sot është arrestuar në Prishtinë një person i dyshuar për vjedhje të rëndë, të cilën dyshohet se e ka kryer më 1 qershor në Prizren.
Madje siç ka mësuar Sinjali, gjatë momentit të arrestimit, i dyshuari ka nxjerrë armën dhe ua ka drejtuar policëve.
Nga Policia e Kosovës, rajoni i Prizrenit, kanë bërë të ditur se lidhur me këtë rast janë intervistuar dy persona, V.G si pjesëmarrës në rastin e vjedhjes së rëndë, si dhe një person tjetër në cilësinë e personit të dyshimtë. Njërit prej tyre i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka deklaruar për Sinjalin edhe se janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve në lagjen “Hajvalia” në kryeqytet.
“Me date 09 qershor 2021, rreth ores 11:00 lidhur me rastin te ndodhur dite me heret ne Prizren, pas një aktiviteti operativ hetimor dhe pas mbledhjes sё tё gjitha informacioneve ёshtё identifikuar i dyshimti V.G i lindur ne vitin 1993, për pjesëmarrje në rastin e “Vjedhjes së rëndё” se bashku me nje tjeter te dyshuar i cili eshte intervistuar ne cilesine e personit te dyshimte. Bazuar nё gjetje, me urdhër verbal të prokurorit janë bastisur shtëpitë e tё dyshuarve në Lagjjen “Ajvali”, Prishtinë. Sipas procedimit të rastit janë intervistuar dy të dyshuarit dhe me urdhër tё prokurorit njeri nga te dyshuarit i ёshtё caktuar masa e ndalimit për 48 orё, ndersa i dyshuari dyte është liruar me procedurë të rregullt”, ka deklaruar ai.