Policia e Kosovës ka arrestuar një femër pasi e njëjta në banesën e një viktimeje në Fushë Kosovë, ia ka vjedhur portofolin me para dhe disa dokumente të tjera.
Siç njofton policia, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 17:30.
“E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.