Janë arrestuar dy persona pasi të njëjtit në një pompë derivatesh kanë hyrë me forcë përmes dritares dhe aty kanë vjedhur një shumë parave prej rreth 308.65 euro. Rasti ka ndodhur në Istog, pas mesnatës, njofton policia.
Sipas policisë, të dyshuarit gjatë intervistimit kanë pranuar se kanë kryer veprën e cekur, dhe të hollat e vjedhura i janë kthyer viktimës.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.