Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se nuk qëndrojnë pretendimet e deputetit, Armend Zemaj, se procesi i blerjes së vaksinës ishte pothuajse i përfunduar në kohën kur me Qeverinë udhëhiqte Lidhja Demokratike e Kosovës.
Këto komente, Viti i bëri derisa po raportonte në Komisionin për Shëndetesi.
“Keni qenë të emocionuar që po dilni nga zyra. Kam kërkuar nga kabineti që të bëjnë kontrollin e këtyre follderave dhe çfarë ne kemi gjetur është vetëm vendime administrative. Asnjë dokument nuk e kemi gjetur sa i përket negociatave për blerjen e vaksinës” është shprehur Vitia.