• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Vitia është përfituesja më e madhe e komunave të Kosovës nga fondet e MCC-së Amerikane për kokë banori

17/01/2022 - 10:18:18
Vitia është përfituesja më e madhe e komunave të Kosovës nga fondet e MCC-së Amerikane për kokë banori
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim znj. Caitlin Reichart, zv. drejtoreshë në MCC-në Amerikan për Kosovë dhe Petrit Selimin, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK).

Gjatë këtij takimi u bë me dije se së shpejti pritet të filloj implementimi i projektit për subvencionimin e shtesave për efiçencë të energjisë në ndërtesat e banimit. Në kuadër të këtij projekti Komuna e Vitisë, do të përfitojë mbështetje financiare për riparimet e 3 ndërtesave banesore me qëllim të përmirësimit të masave për efiçiencë të energjisë në sektorin rezidencial, përmes Programit “Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë-SEEK” të MFK-së.

Lexo më shumë

Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
3
Termokos: Delegacioni gjerman e  viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë

Termokos: Delegacioni gjerman e viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë

December 11, 2025
21

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në këtë takim theksoj se ky projekt ka një rëndësi të veçantë për këtë komunë, pasi që fondet vijnë nga një shtet mik i Kosovës.

“ Më të vërtetë ky projekt ka një rëndësi shumë të veçantë, jo vetëm për faktin që është në interes të qytetarëve vitias, por që fondet e saj nga bashkë participimi vijnë prej popullit amerikan, një popull që gjithmonë ka qenë dhe është përkrah vendit tone”, u shpreh Kryetari Haliti.

Kurse Petrit Selimin, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, theksoi se kjo komunë, ka përfituar më së shumti nga fondet e MCC-së Amerikan, duke e llogaritur shumën për kokë banori. Selimi tha se me këtë projekt dhe punët që do të bëhen në banesat kolektive do të bëhet zvogëlimi i përdorimit të energjisë dhe kjo sipas tij do të ndikoj pozitivisht në mjedis dhe në jetën e qytetarëve.

Ndërkaq znj. Caitlin Reichart, zv. drejtoreshë në MCC-në Amerikan për Kosovë, u shpreh shumë e lumtur që është duke punuar në Kosovë, dhe që që sot ka vizituar komunën e Vitisë, për të cilën sipas saj ajo ka dëgjuar shumë fjalë të mira për qeverisjen komunale ne krye me z. Haliti. Znj. Reichart gjithashtu tha se pret me padurim që të fillojnë implementimin e këtij projekti shumë të rëndësishme në këtë komunë.

Kurse bëhet me dije se me këtë projekt do të bëhen intervenime të mëdha në tri ndërtesa kolektive në qytetin e Vitisë, si në renovimin e fasadës së jashtme, ndërrimin e dritareve dhe dyerve të jashtme, termoizolim të objekteve përfshirë edhe kulmet, investim në ngrohje qendrore si dhe në ndriçim efecient. Gjithashtu u bë me dije se në kuadër të këtij projekti në një objekt kolektiv në Viti pritet të vendosën edhe panele diellore që do të ulë konsumin e shfrytëzimit të energjisë. Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Besnik Imeri, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim dhe Xhelal Musa, Zyrtar komunal për efiçiencë të energjisë dhe koordinator i projektit.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë
Ekonomia

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
3
Termokos: Delegacioni gjerman e  viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë
Ekonomia

Termokos: Delegacioni gjerman e viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë

December 11, 2025
21
“Termokos” përuron objektin modern
Ekonomia

“Termokos” përuron objektin modern

October 10, 2025
15
8 ditë para afatit të zakonshëm Termokosi e fillon sezonin e ngrohjes
Ekonomia

8 ditë para afatit të zakonshëm Termokosi e fillon sezonin e ngrohjes

October 7, 2025
15
Termokos: Përse të paguajmë për konsum të përbashkët- Video
Ekonomia

Termokos gati për fillimin e furnizimit të jashtëzakonshëm me ngrohje

October 3, 2025
16
U.d. i KE, z.Bllaca inspektoi punimet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes
Ekonomia

U.d. i KE, z.Bllaca inspektoi punimet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes

October 2, 2025
17
Next Post
Sot 40 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

Sot 40 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

Më të fundit

  • Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli
  • Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët
  • Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi