Në Drobesh të Vitisë, sot është përuruar objekti i shkollës fillore të këtij fshati, e ku ishte i pranishëm edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me ministrin e Arsimit dhe Teknologjisë Ramë Likaj, ministren e Financave Hykmete Bajrami, deputeten Marigona Geci, zv.ministren Fatbardha Emini.
Në këtë solemnitet,kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka theksuar se ndërtimi i objektit të shkollës në Drobesh, ka qenë domosdoshmëri, me qenë se shkolla e vjetër nuk ka plotësuar kushtet për një mësim cilësor e kualitativ. Kryetari Haliti, ka falenderuar Qeverinë e Kosovës, respektivisht Ministrinë e Arsimit për realizimin e këtij projekti dhe ka premtuar se në koordinim me Institucionet qendrore, Organizatat ndërkombëtare dhe donatorët, do të vazhdojn edhe me projekte të reja në ofrimin e kushteve sa më të mira në arsim në komunën e Vitisë.
“Në vitet e fundit kemi ndërtuar shumë shkolla dhe kjo që po e përurojmë sot në Drobesh, i paraprinë edhe shkollës në Pozheran, që pritet të përfundoj së shpejti”, u shpreh kryetari Haliti. Ndërsa kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, është shprehur se është kënaqësi të jesh present e të dëgjosh zhurmat e nxënësve në këtë object të ri, të cilët edhe do i japin gjallëri kësaj shkolle.
Ai ka thënë se është ngjarje e mirë kjo që gjysmëvjtori i dytë të filloj në një objekt të ri shkollor, duke shpresuar se doi të lihet anash e të harrohet edhe kjo situatë me pandeminë, që ti rikthehemi jetes normale në të gjitha sferat.
“Me këtë projekt, sipas kryetarit Haliti, po përmbyllet edhe rrjeti i ndërtimit të objekteve të reja shkollore dhe kjo po më gëzon, pasi që do të rrisë cilësin e mësimit, sikur edhe numër optimal të nxënësve për klasë. Kemi kaluar një periudhë të vështirë gjatë vitit të kaluar, sikur edhe në gjysmëvjetorin e parë shkollor dhe shpresojm që ky vit të jetë i fundit që organizojm mësimin në këto kushte me klasë të përgjysmuara.
Qeveria e Kosovës ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me ngritjen e cilësisë arsimore”, është shprehur kryeministri Hoti. Kurse ministri i Arsimit dhe Teknoligjisë Ramë Likaj, theksoi se ky projekt është vazhdimësi e përpjekjeve që ka bërë Qeveria e Kosovës në krye me kryemnistrin Hoti dhe ne si ministri, për të siguru kushte më të mira, infrastrukturë më moderne, dhe një ambient mëtë ngrohtë arsimor.
Nxënësit e fshatit Drobesh, në mungesë të kushteve dhe hapësirës së pamjaftueshme, kanë qenë të detyruar që mësimet në ciklin e lartë ti ndjekin në Viti. Aktualisht, numri i nxënësve nga parashkollor e deri në klasën e 5 është 156, të cilët nga sot do të vijojn mësimet në objektin e ri, kurse nxënësit nga klasa e 6 deri klasën e 9-të, që janë diku rreth 130 nxënës, do të mund ti ndjekin mësimet në këtë shkollë nga shtatori i këtij viti. Me këtë projekt, përfundon edhe cikli i rivitalizimit dhe ndërtimit të shkollave të komunës së Vitisë, përpos asaj në Pozheran e cila pritet të përfundoj së shpejti.