35 qytetarë vitias kanë përfituar nga një inkubatorë për çeljen e vezëve. Dorëzimi i këtyre inkubatorëve është bërë sot në masat anti-Covid nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor si dhe përfaqësuesi të Organizatës IKC.
Kryetari i Komunës ë Vitisë, Sokol Haliti para shpërndarjes së këtyre inkubatorëve tha se në kuadër të bashkëpunimit të mirë të kësaj komune me Organizatën IKC sot po bëhet edhe shpërndarja e këtyre inkubatorëve për të përkrahur fermerët vitias por edhe ekonomitë familjare që të sigurojnë të hyra.
Ai tha se projekte të tilla do të vazhdohen edhe me organizata dhe shoqata të tjera me qëllim që të ndihmojnë të gjitha sektorët dhe nën sektorët bujqësor në këtë komunë.
Përndryshe Ekrem Bajrami, Drejtor Ekzekutiv i IKC-së, tha se kjo organizatë ka një bashkëpunim shumë të mirë me këtë komunë në veçanti me kryetarin Haliti, pasi theksoj se kryetari në fjalë vjen nga fusha e Agronomisë dhe sipas tij pos që ai është njohës i mirë i kësaj fushe edhe komunikimi në projekte bujqësore është më e lehtë më të.
Kurse Granit Abdyli, Zyrtar në kuadër të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, theksoi se këta inkubator janë automatik dhe kanë një kapacitet prej 128 vezë kurse përfituesit kanë particituar me 25% të shumës.
Përndryshe në dorëzimin e këtyre inkubatorëve e pranishme ishte edhe drejtoresha e drejtorisë për bujqësi, Pylltari dhe Zhvilim Rural, Arlinda Sahiti i cili përgëzoj përfituesit duke potencuar se kjo drejtori dhe kryetari Haliti në bashkëpunim me të gjithë partnerët do të vazhdojnë të përkrahin fermerët vitias.