Vendimi i hyrë në fuqi sot nga Qeveria e Kosovës, lidhur me zëvendësimin e taksës me maca reciprociteti, vendim ky i cili shkaktoi mospajtime ndërmjet Kurtit dhe Isa Mustafës nga LDK, si partnerë koalicioni qeverisës, duke çuar kështu rrëzimin e Qeverisë Kurti me mocion mosbesimi në Kuvend që u mbështet nga 82 deputetë.
Një vendim i tillë duket qesharak për ish-liderin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i cili thotë se koalicioni qenka prishur vetëm që çertifiatat fitosanitare dhe ato veterinare të mallit të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“A për këtë u prish koalicioni a? Që çertifikatat fitosanitare dhe ato veterinare të mallit të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi?”, ka pyetur me ironi Ymeri në një shkrim në Twitter.
Në këtë postim ai tutje pyet se për çfarë ishin pajtuar LDK dhe VV, nëse nuk janë pajtuar rreth çertifikatave të fitosanitarisë.
“Edhe një herë: për çka janë marrë vesh LVV dhe LDK nëse për këtë nuk qenkan marrë vesh”, ka përfunduar Ymeri.














