Ato janë bartur nga Qendra Transitore Postare për në KQZ që janë përcjellore edhe nga patrulla të Policisë së Kosovës.
Me thasë të cilët janë të lidhur, persona të autorizuar i kanë bartur sot këto fletëvotime.
Gjithashtu, gjatë bartjes së votave kanë qenë të ftuar për të marrë pjesë edhe vëzhguesit e akredituar dhe organizatat të cilat kanë qenë të interesuara.