Është vënë gurëthemeli i shtatores së Kolonelit Ahmet Krasniqi, në qendër të qytetit të Vushtrrisë.
Në ceremoni morën pjesë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, si dhe dy kandidatët për deputetë nga radhët e Lidhjes
Demokratike të Kosovës, Anton Quni dhe Armend Zemaj.
Poashtu morën pjesë edhe shumë qytetarë të kësaj komune.
Vënia e gurëthemelit bëhet në shënimin e përvjetorit të 21 të vrasjes.