Të shtunën rreth orës 02:00, janë vjedhur disa armë të vogla në poligonin e shenjëtarisë në komunën e Suharekës.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
Në raport bëhet e ditur se ankuesi kosovar i cili është edhe pronari i poligonit, ka deklaruar se disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në brendësi të lokalit dhe kanë vjedhur disa armë të vogla.
Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.