Rikthehen ekzekutimet e shqiptarëve në Ekuador. Një person i identifikuar nga mediat vendase me emrin Trisas u qëllua për vdekje mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Guayaquil i njohur për përplasjet e gupeve kriminale të përfshira në trafikun e drogës.
Sipas medieve vendase vrasja ndodhi në orën 05:00. Mësohet se ishin autorët kishin kërcënuar rojet dhe më pas kishin hyrë në vilën ku jetonte shqiptari. Prokurori Walter Jaramillo tha se vrasësit ishin veshur si policë dhe se viktima ishte qëlluar me të paktën 6 plumba.
Sipas të njëjtave burime, viktima kishte qenë me precedentë penalë. Ai kishte qenë në burg deri vitin e kaluar i akuzuar për vrasjen e një shqiptari tjetër. Sipas hetuesve po verifikohet aktiviteti i tij pasi dyshohet e ai ishte përfshirë në trafikun e drogës.