Një nga incidentet më të rënda të pasluftës në Kosovë, ishte edhe ai kur ushtarët rusë kishin vrarë tre serbë.
Rusët kishin hapur zjarr ndaj serbëve pasi ata nuk ishin përgjigjur thirrjeve të ushtarëve që të ndalnin sulmin ndaj disa shqiptarëve.
Ngjarja kishte ndodhur disa javë pas çlirimit të Kosovës në një fshat të Gjilanit, ku kishin mbetur një i vrarë dhe dy të plagosur shqiptarë, ndërsa 3 serbë u vranë nga forcat ruse pasi u përleshen edhe refuzuan thirrjet e ushtarëve rusë që të ndalnin sulmin ndaj shqiptarëve.
Videoja më poshtë shfaq pamje nga vendi i ngjarjes: