Një fëmijë 7-vjeçar është aksidentuar, pasi u përplas nga një mjet ditën e sotme në Vlorë.
Mësohet se i mituri është dërguar me urgjencë në spital nga drejtuesi i mjetit. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e fëmijës.Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.