Një aksident i pazakontë ka ndodhur sot në Cërrik, por fatmirësisht pa viktima.
Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit”, drejtuesi i makinës nga Cërriku, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një lokal.
Për pasojë janë lënduar pesë persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, transmeton Sinjali.
Personat e lënduar ishin duke drekuar në këtë lokal.
Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por falë reagimit në kohë të Policisë është ndaluar dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.