Sot rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Gallmnik të Podujevës.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe biçikletë, ku mësohet se automjeti ka goditur biçiklistin dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Indeksonline duke thënë me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut
“Rreth ores 15:30, kemi pranuar informaten per nje askident trafiku në fshatin Gllamnik te Podujeves. Ne aksident ka qene e perfshire nje biciklete dhe nje automjet (automjeti ka ikur nga vendi i ngjarjes). Si pasoj e aksidentit, biçiklisti ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Me rastin po merret njesiti i trafikut”, ka thënë zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./Indeksonline/