Një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës dhe një kamion janë aksidentuar mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:40, në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se aksidenti ka qenë pa të lënduar, por vetëm me dëme materiale.
“Rreth orës 08:40, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Nga informatat e para, bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra nga to veturë zyrtare. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, raportoi Borovci.
Ai njofton se Njësia Rajonale e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti
Shkaku i këtij aksidenti janë shkaktuar edhe kolona të gjata.