Aktakuzën e Prokurorisë Speciale kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit, publicist Veton Surroi po e sheh si një fillim dramatik për çlirimin e shtetit nga kapja.
Ndaj kësaj deklarate të tij ka reaguar Betim Gjoshi nga PDK i cili përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Surroi “nuk po arrin ta mbajë brenda vetes urrejtjen që ka për njerëzit që ia shkatërruan Jugosllavinë”, shkruan Reporteri.net.
Postimi i plotë i Gjoshit:
PSE VETON SURROI E URREN UÇK-në?
>> Të gjithë e përdorin Twitterin për të cicëruar, por Surroi gjithmonë glacitë
Miq të mi!
Dështaku më i madh i politikës në Kosovë, Veton Surroi, paska glacitur në Twitter për njoftimin me prapavija ta qarta politike të Prokurorit Special.
Nostalgjiku i Jugosllavisë, i cili ishte në gjendje që në Rambuje të pranonte çfarëdo zgjidhje për Kosovën vetëm që t’i lejohej shtypja e dy faqeve të gazetës, paska glacitur, duke thënë se është një fillim dramatik i çlirimit nga çkapja e shtetit.
Shkrimtari i dobët, që nuk e njohu kurrë askush, por që e përkthejnë vetëm në Serbi sepse atje i konvenojnë akuzat kundër UÇK-së dhe çështjes shqiptare, nuk po arrin ta mbajë brenda vetes urrejtjen që ka për njerëzit që ia shkatërruan Jugosllavinë.
Veton Surroi e urren UÇK-në sepse Jugosllavia ia ka bërë babain Rexhai Surroin ambasador. Këto karramele për shërbëtorët e saj janë ndërprerë përgjithmonë në vitin 1999.
Liria e Kosovës dhe zgjimi kombëtar shqiptarë ishin forca të mëdha që nuk mundën t’i ndalin dhe nuk do të shuhen kurrë.
Turpin për shërbimin që po i bëni armiqëve të Kosovës nuk do të harrohet. Ai nuk është si librat tuaja të pavlera që askush nuk i lexon.