Lëvizja Vetëvendosje e ka krahasuar me ish-ministrin për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq, zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, raporton Gazeta Express.
Në këtë mënyrë nga LVV-ja kanë kërkuar shkarkimin e tij njësoj siç kishte ndodhur me ish-ministrin.
Ky reagim i saj vjen pas tensioneve të sotme në Kuvend të Kosovës me hyrjen e Selmanajt në sallë.
Seanca është shtyrë derisa partia e Kurtit ka thënë se do ta kundërshtojnë përsëri hyrjen e zëvendëskryeministrit në sallë