Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Milot-Mamurras në Shqipëri.
Një veturë e tipit Audi R8 është përplasur me rrethojat e autostradës me ç’rast ka marrë edhe flakë, shkruan Telegramisot.
Drejtuesi i veturës është lënduar rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Tiranës.
Zjarrfikësit kanë intervenuar për të shymbë zjarrin, ku në fund ajo çfarë ka mbetur nga vetura ishin vetëm pjesët metalike.