• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Vetem 4 orë afat u jep Izraeli banorëve të qytetit të Gazës për t’u larguar

08/11/2023 - 09:37:33
Vetem 4 orë afat u jep Izraeli banorëve të qytetit të Gazës për t’u larguar

Izraeli u dha sot civilëve të qytetit të saporrethuar të Gazës, katër orë afat për t’u larguar, përpara një sulmi të pritshëm me synimin për të asgjesuar islamistët e Hamasit.

Përpara luftës, në qytetin e Gazës jetonte një e treta e popullatës prej 2.3 milionë banorësh që ka gjithë enklava.

Lexo më shumë

Hetimet në Serbi për Banjskën, çfarë po ndodhë me Radojiçiqin

Vazhdon seanca për rastin “Banjska”

June 12, 2025
5
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

U qëllua me dy plumba në kokë, vdes ish-polici shqiptar

June 12, 2025
42

Të hënën Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se pasi vendi i tij të mposhtë militantët, që e kanë kontrolluar Rripin e Gazës për 16 vitet e fundit, përgjegjësinë për sigurinë e territorit do ta marrë Izraeli, për një periudhë të pacaktuar. Këto ishin disa nga komentet e para të drejtpërdrejta të zotit Netanyahu mbi planet e Izraelit mbi të ardhmen e Gazës pas luftës.

Lufta filloi më 7 tetor me një sulm të Hamasit, gjatë të cilit u vranë 1,400 izraelitë, kryesisht civilë, si dhe u morrën peng rreth 242 persona. Nga ai moment Izraeli ka goditur Gazën duke vrarë më shumë se 10 mijë vetë, sipas të dhënave të ofruara nga ministria e Shëndetësisë që drejtohet nga Hamasi. Po sipas tyre, rreth 40 për qind e të vrarëve, janë fëmijë.

“Ka qenë një muaj masakre, vuajtjesh të pandërprera, gjakderdhjeje, shkatërrimi, zemërimi dhe dëshpërimi“, tha komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volcker Turk, në një deklaratë në fillim të një udhëtimi në rajon, gjatë të cilit ai pritet të vizitojë edhe pikën e kalimit kufitar me Egjiptin, atë të Rafahut.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Gazës 900,000 palestinezë ndodhen ende në pjesën veriore të Gazës, përfshirë qytetin me të njëjtin emër.

Ndërsa operacioni ushtarak i Izraelit është i përqendruar në gjysmën veriore të Gazës, është sulmuar gjithashtu edhe pjesa jugore e rajonit. Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë se të paktën 23 persona u vranë të martën në dy sulme të veçanta ajrore izraelite në qytetet jugore të Gazës, Khan Younis dhe Rafah.

Gjatë intervistës për televizionin amerikan ABC News zoti Netanyahu tha se Izraeli do të shqyrtonte mundësinë e “pauzave të vogla taktike” gjatë luftimeve, për të mundësuar siç thaai, largimin e pengjeve ose futjen e ndihmave, por hodhi poshtë thirrjet për një armëpushim. /VOA

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Hetimet në Serbi për Banjskën, çfarë po ndodhë me Radojiçiqin
Lajme

Vazhdon seanca për rastin “Banjska”

June 12, 2025
5
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

U qëllua me dy plumba në kokë, vdes ish-polici shqiptar

June 12, 2025
42
S’ka më festë të Vidovdanit me flamuj e simbole serbe në Kosovë
Lajme

S’ka më festë të Vidovdanit me flamuj e simbole serbe në Kosovë

June 12, 2025
13
Nga fillimi i luftë e deri te pushtimi i Çernobilit, krejt çka ndodhi deri tash në Ukrainë
Bota

Ukraina e ka kërcënuar Hungarinën me luftë

June 12, 2025
110
Sot e nesër ndalohet udhëtimi me tren, punëtorët në grevë për shkak të pagave
Ekonomia

Sot e nesër ndalohet udhëtimi me tren, punëtorët në grevë për shkak të pagave

June 12, 2025
9
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Zhduket një burrë në Pejë, policia nis hetimet

June 12, 2025
11
Next Post
Lajçaku me opoziten u taku dje por jo edhe me Kurti, PSE ?

Lajçaku me opoziten u taku dje por jo edhe me Kurti, PSE ?

Më të fundit

  • Vazhdon seanca për rastin “Banjska”
  • U qëllua me dy plumba në kokë, vdes ish-polici shqiptar
  • S’ka më festë të Vidovdanit me flamuj e simbole serbe në Kosovë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi