• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Veseli:S’kemi zgjidhje duhet ta mposhtim korrupsionin

13/08/2019 - 14:08:43
Veseli:S’kemi zgjidhje duhet ta mposhtim korrupsionin
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka vazhduar edhe sot në terren fushatën, ani pse zgjedhjet nuk janë caktuar ende. Sot ai është takuar me disa ish-ushtarë të UÇK-së, me të cilët ka folur se si do ta mposhtë korrupsionin dhe nepotizmin. Veseli si duket ka harruar se krejt këto vite kur Kosova është përballur me më së shumti kritika për këto dy çështje, partia e tij ka udhëhequr pushtetin.

Përmes një shkrimi në Facebook, Veseli tha se ka takuar disa ish-ushtarë me të cilin kishte qenë në luftë.

Lexo më shumë

Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike

Limaj, tregon se a ka votë për Konjufcës

November 4, 2025
45
Gjykata urdhëron kthimin në punë të Nexhat Krasniqit, “babës” së prokurorimit

Gjykata urdhëron kthimin në punë të Nexhat Krasniqit, “babës” së prokurorimit

November 4, 2025
7

“Takova sot një grup ish-ushtarësh të UÇK-së. Kishim shumë për çfarë të flisnim, kujtuam ditët e luftës kur të gjithë ishim më të rinj e më të pashëm. Mirëpo mbi të gjitha bashkëbiseduam për dhimbjen që kemi kur shohim se fëmijët po na largohen nga vendi për të cilin kemi luftuar. Ky është dështimi ynë, duhet ta pranojmë.

Ne luftuam me guxim 20 vjet më parë dhe fituam. Megjithatë sot na duhet të luftojmë për një vend të zhvilluar. Bashkëluftëtarët më thanë se nuk luftuan që disa njerëz të gëzojnë privilegje e përfitime që nuk i meritojnë. Ata luftuan në mënyrë që të krijonim një shtet të demokratik me një ekonomi të lirë e të ndershme, me mundësi të barabarta, vlera perëndimore dhe partneritet me aleatët tanë”, ka thënë kreu i PDK-së.

Në fund, ai nuk ka harruar që të vazhdojë fushatën kundër krimit dhe korrupsionit, që ka pak ditë që ka nisur, tash kur po përmenden zgjedhjet.

“Prandaj sot nuk kemi zgjidhje tjetër, duhet ta mposhtim korrupsionin dhe nepotizmin, ashtu siç kemi mposhtur armiqtë 20 vjet më parë. Nuk është një luftë e lehtë, ka shumë pengesa para nesh, por duhet ta fitojmë, së bashku, për veteranët, për të ardhmen e familjeve tona, për rininë, për Kosovën”, ka shkruar ai.

Kreu i PDK-së, si duket ka harruar se atij i ka dështuar edhe lufta e tij e brendshme kundër korrupsionit, që tentoi ta bënte me anëtarët e partisë së tij, duke i hequr ata anëtarë me aktakuza

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike
Lajme

Limaj, tregon se a ka votë për Konjufcës

November 4, 2025
45
Gjykata urdhëron kthimin në punë të Nexhat Krasniqit, “babës” së prokurorimit
Lajme

Gjykata urdhëron kthimin në punë të Nexhat Krasniqit, “babës” së prokurorimit

November 4, 2025
7
Presidentja Osmani s’ia vazhdoi kontratën William Walkerit, vjen reagimi i PDK-së
Lajme

Vjen reagimi i parë i PDK-së për Konjufcën

November 4, 2025
22
Kurti e propozon Konjufcën për Kryeministër
Lajme

Kurti e propozon Konjufcën për Kryeministër

November 4, 2025
15
Kurti, largohe nga pozita e kryeministrit – Konjufca kryeministër i përkohshëm?
Lajme

Kurti, largohe nga pozita e kryeministrit – Konjufca kryeministër i përkohshëm?

November 4, 2025
14
Albini e mbështetë publikisht, Përparim Ramën për Kryetar të Prishtinës
Lajme

Albini e mbështetë publikisht, Përparim Ramën për Kryetar të Prishtinës

November 4, 2025
18
Next Post
Urgjente, kërkohen para për shërimin e veteranit të UÇK’së

Urgjente, kërkohen para për shërimin e veteranit të UÇK’së

Më të fundit

  • Limaj, tregon se a ka votë për Konjufcës
  • Gjykata urdhëron kthimin në punë të Nexhat Krasniqit, “babës” së prokurorimit
  • Vjen reagimi i parë i PDK-së për Konjufcën
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi