Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka uruar të gjithë besimtarët muslimanë për agjërimin, duke postuar një fotografi ku shihet se bënë iftar bashkë me prindërit e tij.
Lideri i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook se “Nga konaku i babës, kush punon mbarë, Zoti i ndihmoftë! Kush agjëron me besim, Zoti ja pranoftë!”.
Statusi i plotë i Kadri Veselit:
Prindërit tanë, me besimin në Zot, në këtë tokë dhe në të drejtën, na e çelën rrugën e lirisë.
Ne jemi mirënjohës të sakrificave të tyre dhe nuk do të ndalemi për të mbarën dhe të drejtën e vendit tonë.
Nga konaku i babës, kush punon mbarë, Zoti i ndihmoftë! Kush agjëron me besim, Zoti ja pranoftë!