Sot në ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë.
E për këtë Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook tha se ndeshja do të përfundoj 2 – 1 për Kosovën, por shpreson në offside në golin e Çekisë, shkruan Indeksonline.
Veseli gjithashtu i sfidoi tifozët, ku dhjetë prej tyre që i’a qëllojnë rezultatit të saktë, si dhuratë do ta pranojnë nga një fanellë të Kombëtares së Kosovës.
Postimi i plotë:
A po fitojmë sot? Unë besoj se Kombëtarja e Kosovës do t’i japë dy gola dhe do ta pranojë një. Nëse kemi fat, në këtë që pranojmë golashënuesi do të zihet në offside :).
Më tregoni sa të mirë jeni ju në parashikime dhe dhjetë tifozët më të shpejtë që ia qëllojnë rezultatit të saktë, si dhuratë do ta pranojnë nga një fanellë të Kombëtares së Kosovës.
Përkrahe Kosovën! #PerkraheKosoven